SHBA ndan 25 milionë dollarë për USAID-in në Kosovë

Autori:Gazeta Fjala

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, Ambasadori i SHBA në Kosovë, Greg Delawie, dhe Drejtori i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë, James Hope, nënshkruan sot marrëveshjen mbi grantin e objektivave zhvillimore midis SHBA dhe Republikës së Kosovës.

Dokumenti përfshin një ndihmë të Qeverisë së SHBA, në vlerë prej 25 milionë dollarë, për të mbështetur aktivitetet e USAID në Kosovë, të orientuara në tri fusha: sundimi i ligjit dhe qeverisjes, aktivitetet për rritjen e investimeve dhe punësimin në sektorin privat, si dhe programet për përmirësimin e kapitalit njerëzor në Kosovë.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga e quajti shumë të rëndësishme përkrahjen e Qeverisë së SHBA-së nëpërmjet USAID-it, si një dëshmi për përkrahjen e vazhdueshme të SHBA për zhvillimin e Republikës së Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe të ekonomisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shba-ndan-25-milione-dollare-per-usaid-in-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala