SHBA mbështesin Kosovën për UNESCO dhe INTERPOL

Autori:Avdyl Pajaziti

htete e Bashkuara kanë dalë hapur në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO dhe në INTERPOL, dy mekanizma të fuqishëm ndërkombëtarë që do të afirmojnë sovranitetin dhe shtetësinë e Kosovës dhe ndërkohë u kanë bërë thirrje edhe vendeve anëtare në OKB që ta mbështesin edhe ato.

Këtë qëndrim të Qeverisë amerikane e arsyetoi në takimin e fundit në Këshillin e Sigurimit ambasadori David Pressman, duke thënë se ‘SHBA mbështesin plotësisht anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.’

“Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO do të përforcojë rëndësinë e që bashkësia ndërkombëtare i kushton objekteve të trashëgimisë botërore në Kosovë dhe përgjegjësive të autoriteteve të Kosovës për ruajtjen e këtyre objekteve,” tha Pressman.

Ai shtoi më tej se ‘bazuar në formulën e Vjenës, Kosova ka të drejtë për anëtarësim në UNESCO, si rezultat i të qenit anëtar i dy agjencive të specializuara të OKB-së, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

“Ne besojmë se është e rëndësishme dhe të gjitha shtetet anëtare duhet të mbështesin Kosovën në këtë përpjekje,” tha Pressman.

Ambasadori amerikan ka theksuar edhe mbështetjen për anëtarësim në INTERPOL duke thënë se ai është thelbësor për bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe zbatimin e ligjit në gjithë Ballkanin. /RTK/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shba-mbeshtesin-kosoven-per-unesco-dhe-interpol/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala