SHBA kërkon dokument për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë- Serbi

Autori:Avdyl Pajaziti

Shtetet Bashkuara të Amerikës kërkojnë dokument për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë Serbi. Kështu ka thënë ambasadori amerikan në Serbi Michael Kriby.

“Qëkur në tetorin e vitit 2012, sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton dhe përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton vizituan Beogradin, ato biseduan për normalizimin e marrëdhënieve Beograd – Prishtinë, por kurrë nuk u tha se çfarë do të thoshte ky normalizim. Deri më tash nuk është miratuar kurrfarë dokumenti, e se në çfarë forme do të jetë, i takon Serbisë, Kosovës dhe BE-së të vendosin e të pranojnë për atë që janë marrë vesh”, ka thënë Kirby.

Kirby ka deklaruar sot se do të dëshironte që rasti i vrasjes së vëllezërve Bytyçi të zgjidhet sa më parë jo vetëm për shkak të pasaportave që i kanë pasur, por që njerëzit të kuptojnë se ata që e kanë bërë vrasjen nuk bën të mbesin të padënuar, ka thënë ai për agjencinë serbe të lajmeve Beta .

“Është e vërtetë se janë vrarë tre shtetas tanë, por janë vrarë edhe shumë njerëz të tjerë në rajon. Në këtë rast konkret, në paraburgim i ka vrarë policia e ajo këtë nuk është dashur ta bënte assesi. Do të dëshiroja që rasti Bytyçi të zgjidhet sa më parë, por që këtë njerëzit mos ta shohin vetëm si kërkesë thjesht të Amerikës, por vetëm si model se si duhet kërkuar drejtësinë”, ka thënë Kirby, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se në Ballkan ka pasur shumë vrasje dhe të gjithë duan drejtësi për anëtarët e familjeve të tyre të vrarë .

Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq në shtator viziton ShBA dhe atje do të takohet me zëvendëskryetarin amerikan Joe Biden.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shba-kerkon-dokument-per-normalizimin-e-marredhenieve-kosove-serbi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala