SHBA ka spiunuar presidentët e Francës

Autori:Avdyl Pajaziti

Agjencia për Siguri Kombëtare e Shteteve të Bashkuara ka spiunuar presidentët e Francës: Jacques Chirac, Nicolas Sarkozy dhe Francois Hollande, ka bërë të ditur ueb-faqja WikiLeaks.

WikiLeaks ka cituar “raporte sekrete të inteligjencës dhe dokumente teknike” nga Agjencia për Siguri Kombëtare.

Dokumentet përfshijnë përmbledhje të bisedave midis zyrtarëve të Qeverisë franceze për krizën financiare globale, për krizën me borxhe të Greqisë dhe për marrëdhëniet midis administratës Hollande dhe qeverisë së kancelares gjermane, Angela Merkel.

Shtëpia e Bardhë nuk ka pranuar të komentojë, por ka thënë se spiunon vetëm për arsye të sigurisë kombëtare.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shba-ka-spiunuar-presidentet-e-frances/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala