SHBA jep 20 milionë dollarë shpërblim për gjetjen e katër liderëve të ISIS-it

Autori:Avdyl Pajaziti

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë shpallur shpërblimin prej 20 milionë dollarësh për informatat që çojnë në vendndodhjen e katër liderëve të lartë të “Shteti Islamik”.
Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) përmes programit “Shpërblim për Drejtësi”, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të paguajnë çmime të ndryshme për informata që zbulojnë vendndodhjen e katër liderëve/militantëve të “Shtetit Islamik”.

Shtaë milionë dollarë shpërblim do të jepen për informatën që con te zbulimi i vendndodhjes së Abd al-Rahman Mustafa al-Qaduli, nga milionë dollarë shpërblim për informatat që zbulojnë vendndodhjen e  Abu Mohammed al-Adnani dhe Tarkhan Tayumurazovich Batirashvili, si dhe tre milionë dollarë shpërblim për gjetjen e Tariq Bin-al-Tahar al Falih al-Avni al Harzi.

Al-Qaduli është zyrtar i lartë i “Shtetit Islamik”, i cili fillimisht i ishte bashkuar një grupi të afërt me Al-Qadan në Irak dhe pastaj kishte kaluar në grupin terrorist “shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë”, që më pas shpalli kalifatin e tij të quajtur “Shteti Islamik”.

I kërkuari tjetër, Al-Adnani, zyrtarisht është zëdhënës i “Shtetit Islamik”, kalifat i shpallur në territoret e pushtuara në Irak dhe Siri, që pas masakrave të militantëve të tij ndaj mijëra civilëve, po përballet me sulme ajrore të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Al-Harzi është lider i grupit për rajonin kufitar ndërmjet Sirisë dhe Turqisë, ndërsa Batirashvili është komandant luftarak në pjesën veriore të Sirisë, që vjen nga rajoni Panskisi i Gjeorgjisë, ndërsa në Lindjen e Mesme njihet si Umar al-Shishani. /lajmi.net/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shba-jep-20-milione-dollare-shperblim-per-gjetjen-e-kater-lidereve-te-isis-it/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala