SHBA-ja nuk përkrah asnjë kandidat individual për president

Autori:Avdyl Pajaziti

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk e përkrahin asnjë kandidat individual për t’u zgjedhur president i Kosovës.

Kështu ka thënë zëdhënësi i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, Philip Drewry, i pyetur nga “Koha Ditore” të komentojë deklaratat e zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi, i cili, të martën, tha se SHBA-ja e përkrah zgjedhjen e presidentit të Kosovës dhe se SHBA-ja “e di kush janë kandidatët për president”, duke lënë të kuptohet se ai, si kandidati i vetëm zyrtar deri më tani, duke u bazuar në marrëveshjen për qeverisje PDK-LDK, ka përkrahjen amerikane.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës i përkrahin institucionet demokratike të Kosovës, duke përfshirë procesin e zgjedhjes së presidentit. SHBA-ja nuk e përkrah asnjë kandidat individual për president apo për ndonjë post tjetër që zgjidhet”, ka thënë Drewry, në përgjigjen për “Kohën Ditore”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shba-ja-nuk-perkrah-asnje-kandidat-individual-per-president/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala