SHBA, gjendet i vdekur ish-bashkëpunëtori i Putin

Autori:Gazeta Fjala

Ish-bashkëpunëtori i Presidentit rus Vladimir Putin, është gjetur i vdekur në Uashington, njoftojnë mediat shtetërore në Rusi.

Mikhail Lesin, ish-ministrit i Medias dhe ish-udhëheqës i kompanisë së fuqishme “Gazprom-Media Holding”, ka vdekur të enjten. Duke cituar familjarët, mediat ruse raportojnë se ai kishte pësuar një sulm në zemër.

“Washington Post” shkroi se trupi i pajetë i Lesin ishte gjetur në një dhomë në hotelin “Dupont Circle”. Policia është duke hetuar rastin.

“BBC”-ja ruse e cilësoi Lesin “si njërin nga njerëzit më me ndikimin në tregun mediatik rus”. Lesin ishte edhe në stafin e ngushtë në Presidencë gjatë viteve 2004-2009.

Presidenti Putin vlerësoi “kontributin e madh të Mikhail Lesin në formimin e medias moderne ruse”.

Vitin e kaluar, senatori i Misisipit, Roger Wicker bëri thirrje për një hetim për Lesin në lidhje me pasurinë e tij.

Senatori Wicker, në letrën drejtuar Departamentit amerikan të Drejtësisë, shkroi se Lesin bleu një pronë në Los Anxhelos në vlerë 28 milionë dollarë për familjen e tij, pasi kishte lënë punën si nëpunës civil./ Top Channel

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shba-gjendet-i-vdekur-ish-bashkepunetori-i-putin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala