SHBA e pyet Serbinë për Kosovën dhe Rusinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Raportet e Beogradit me Moskën e Prishtinën si dhe energjetika, do të jenë temat kryesores të shefes së State Departamentit për Evropën, Vicktoria Nuland.
Nuland, zëvendëse e sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry për Evropën dhe Euro-Azinë, pas vizitës në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri, sot pritet të shkojë në Beograd. Atje ajo do të takohet me kryeministrin serb Aleksandar Vuçiq dhe me shefin e diplomacisë serbe, Ivica Daçiq.

“Dëshirojmë që viti 2015 të jetë vit suksesi në dialogun e Beogradit me Prishtinën ashtu që BE të hapë kapituj për negociata me Serbinë dhe të nënshkruhet MSA me Kosovën”, ka thënë ajo, transmeton Koha.net shkrimin e Blic të Beogradit.

Ajo ka theksuar se është e vetëdijshme se Qeveria e Serbisë për Kosovën duhet të bëjë “koncesione potenciale të pa popullarizuara”.

Nuland ka shtuar se “Amerika dëshiron që Ballkani të bëhet shembull i demokracisë dhe i tregut të hapur për vendet e Evropës Lindore si dhe për Lindjen e Afërt”.

“Ajo që prish dëshirat amerikane janë marrëdhëniet shumë të afërta të Serbisë me Rusinë që u konfirmua edhe e veton ruse për rezolutën britanike në KB për masakrën në Srebrenicë të cilën Washingtoni e kishte përkrahur”, ka thënë Nuland.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shba-e-pyet-serbine-per-kosoven-dhe-rusine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala