SHBA dëbon serbët e dyshuar për krimeve të luftës

Autori:Avdyl Pajaziti

Agjencia amerikane e Imigrimit ka paralajmëruar se do t’i deportojë 150 shtetas të Bosnjës dhe Hercegovinës që jetojnë në SHBA, dhe për të cilët besohet se kanë kryer krime lufte, shkruan “New York Times”.

Në tekst thuhet se autoritetet e imigracionit i kanë identifikuar rreth 300 imigrantë për të cilët besohet se, kur kanë kërkuar hyrje në SHBA në valën e refugjatëve, e kanë fshehur pjesëmarrjen në krime lufte, si dhe ai numër mund të arrijë në 600.

Zyrtarët e imigracionit kanë arritur deri tek të dhënat në lidhje të rreth 150 personave nga Bosnja të cilët aktualisht jetojnë në SHBA dhe të cilët kanë marrë pjesë në masakrën e Srebrenicës në vitin 1995. Besohet se të gjithë këta janë serbë.

“Sa më shumë që po gjurmojmë, më shumë informacione po gjejmë”, ka thënë Michael MaCavin, historian që kryen hetime në katedrën e Agjencisë së Imigrimit për krime lufte.

Sipas tij, numri i të dyshuarve për përfshirje në krime lufte mund të arrijë në 600, në mesin e të cilëve janë ish ushtarë, aktualisht trajner të futbollit në shtetet federale amerikane Virxhinia dhe Ohajo, ose merren me kazino në Las Vegas.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shba-debon-serbet-e-dyshuar-per-krimeve-te-luftes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala