Sharku përkohësisht në vend të Halitit

Autori:Avdyl Pajaziti

Pas kërkesës për transferim nga drejtori i deritanishëm i Administratës Tatimorë të Kosovës Behxhet Haliti, kryeministri i Republikës së Kosovës Isa Mustafa në bazë të ligjit në fuqi ka emëruar ushtrues detyre të drejtorit të Administratës Tatimorë të Kosovës Nait Sharkun, i cili njëherit deri tani ka qenë zëvendësdrejtor i ATK-së

Sharku do të ushtrojë funksionin e u.d drejtorit të ATK-së deri në zgjedhjen e drejtorit të ri të këtij institucioni, i cili do të bëhet me konkurs të rregull sipas ligjeve në fuqi.

Në Administratën Tatimore të Kosovës sot u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së drejtorit të Administratës Tatimorë të Kosovës, në të cilën mori pjesë edhe Ministri i Financave Avdullah Hoti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sharku-perkohesisht-ne-vend-te-halitit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala