Shaquille O’Neal bëhet polic

Mund të konsiderohet si “sulmi” i tij i fundit. Legjenda e NBA, Shaquille O’Neal, është bërë zyrtarisht një polic rezervë për Departamentin e Policisë Doral në Florida.
Lojtari i moqëm i Miami Heat, 42 vjecari O’Neal, i cili karrierën e tij basketbollistike e ka përfunduar në vitin 2011, ka bërë betimin e policit në një ceremoni të veçantë.
Ish-ylli i Miami Heat Shaquille u betua si një oficer i policisë rezervë, ndërsa sipas mediave botëre ai ka vendosur të mos marr rrogë në punën e re.
Ceremonia u ndoq nga kryetari i bashkisë, avokat të qytetit dhe Këshillit Bashkiak i Floridas.
Që të bëhej pjesë e policisë O’Neal ka kaluar të gjitha procedurat e aplikimit. Shaq do të bëjë punë në komunitet ndërsa njëkohësisht do të shërbej si një model për të rinjt në Florida.
Por tani që O ‘Neal ka simbolet e tij, Departamenti i Policisë Doral është duke u përpjekur të kuptoj se si do t’ia dalin që të bëjnë një uniformë e cila do të jetë mjaft e madhe për t’iu përshtatur yllit që është i gjatë 2.16 metra dhe peshon rreth 147 kg.
“Madhësia e tij e këpucëve është e madhe, por askush nuk e di numrin e saktë të këmbës së tij”, ka thënë një asistent i lartë ekzekutiv i shefit të policisë së Floridas.
O’Neal ka thënë se e konsideron punën e policisë si të duhur për të, ndërsa ka zbuluar se edhe dy nga xhaxhallarët e tij ishin policë si dhe njerku i tij ishte një rreshter i ushtrisë.
Pavarësisht një karrierë të basketbollit, ai pranon se ka qenë i interesuar në zbatimin e ligjit që kur ishte një adoleshent.
Gjatë karrierës së basketbollit Shaq ka luajtur në Orlando, Los Angeles, Miami, Phoenix, Cleveland dhe Boston.