Shanset e shqiptarëve për azil në Gjermani janë zero

Autori:Avdyl Pajaziti

Forcimi i strukturave ekonomike sipas modelit gjerman do të ishte zgjidhja më e mirë për zhvillimin e Shqipërisë. Investitorët gjermanë janë shumë të gatshëm të investojnë atje ku ka fuqi punëtore të kualifikuar. Këshilla vjen nga Thomas Feist, anëtari i CDU-së, i cili, në një intervistë për gazetën “Shekulli”, komenton kërkesat e shtuara të shqiptarëve për azil në Gjermani, por dhe mënyrat se si ata mund të punojnë ligjërisht në vendin e tij.

“Shumë shqiptarë do të donin të jetonin dhe punonin këtu, por kërkesa për azil është mënyra e gabuar për ta përfituar diçka të tillë. Ka mënyra ligjore për të gjetur punë në Gjermani. Për këtë nevojitet një diplomë e përfunduar me rezultate të mira si edhe aftësi të mira gjuhësore”, – pohon ai. Fiest, i cili këtë verë kaloi dhe pushimet e para në vendin tonë, vlerëson mikpritjen shqiptare, ndërsa shqiptarët i konsideron si shumë ambiciozë e punëtorë.

“Shanset për të marrë azil në Gjermanisi një vend anëtar i NATO-s-janë zero. Mënyra ligjore për të punuar në Gjermani, ka me kusht arsimin e mirë (formim profesional i preferuar) si edhe aftësi të mira gjuhësore, ndërsa rruga drejt një procedure të pashpresë azili, është totalisht e gabuar. Edhe diçka në lidhje me këtë: Unë mendoj se është e rëndësishme të forcohen strukturat ekonomike në Shqipëri, pse jo duke ndjekur modelin gjerman. Investitorët gjermanë investojnë aty ku ka fuqi punëtore të kualifikuar. Arsimim në Shqipëri, sipas standardeve gjermane, me certifikatë gjermane. Ky do të ishte një vendim i drejtë për një të ardhme të mirë të Shqipërisë. Unë jam i gatshëm për të dhënë ndihmesën time sepse i kam në zemër Shqipërinë dhe shqiptarët”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shanset-e-shqiptareve-per-azil-ne-gjermani-jane-zero/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala