Shala viziton fabrikat në Drenas: Njerëzit që kanë ndërtuar biznese janë vlerë e shtuar e Kosovës

Autori:Gazeta Fjala

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka vizituar bizneset në Komunën e Drenasit.

Shala ka vizituar fabrikën “Wintech” dhe ka thënë se njerëz të tillë që kanë ndërtuar një biznes  të sukseshëm janë vlerë e shtuar e Kosovës.

“Produktet e Wintech-it që prej shumë vitesh janë të kërkuara në Kosovë dhe vendet e rajonit. Ato tashmë  kanë plasman të suksesshëm edhe në tregjet e vendeve të BE-së.  Njerëzit e suksesshëm që kanë ndërtuar një biznes të suksesshëm si Wintech, janë vlerë e njëmendtë e shtetit të Kosovës”,shkruan Shala.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shala-viziton-fabrikat-ne-drenas-njerezit-qe-kane-ndertuar-biznese-jane-vlere-e-shtuar-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala