Shala ua rrit buxhetin institucioneve kulturore

Autori:Gazeta Fjala

Institucionet kulturore që financiarisht varen nga Ministria e Kulturës, në vitin 2016 do të kenë rritje të buxhetit.

Kështu ka vendosur Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, me qëllim ngritjen e nivelit artistik të institucioneve kulturore, thuhet në kumtesën e kësaj ministrie.

“Sipas politikave programore për vitin 2016, të gjitha institucionet e kulturës që janë në varësi të MKRS-së kanë përfituar rritje të dukshme të buxhetit për veprimtaritë e tyre”, deklaron ministria.

Kjo rritje, thuhet në komunikatë, është bërë duke u bazuar te shpenzimet e vitit të kaluar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shala-ua-rrit-buxhetin-institucioneve-kulturore/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala