Shala: Të anulohet marrëveshja

Autori:Avdyl Pajaziti

Drejtori i KMDLNj-së, Behxhet Shala, ka kërkuar anulimin e marrëveshjes e cila është arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për policat e sigurimit.

Ai ka thënë se kjo marrëveshje nuk po zbatohet nga të dyja palët. “Marrëveshja ose të zbatohet nga të dyja palët ose të anulohet”, ka thënë Shala për gazetën Epoka e Re .

Sipas Shalës, me këtë marrëveshje po dëmtohen materialisht qytetarët e Kosovës, kurse qytetarët e Serbisë po favorizohen duke u liruar nga çdo lloj pagese.

Ai ka thënë se në këtë proces nuk jemi të barabartë dhe Serbia po luan me Kosovën si macja me miun, kurse bashkësia ndërkombëtare nuk është fare e interesuar t’i bëjë presion.

Shala ka kërkuar dorëheqje të drejtuesve të dialogut teknik si akt moral për këtë mashtrim që u është bërë qytetarëve të Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shala-te-anulohet-marreveshja/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala