Shala: Shpendi duhet të japë dorëheqje

Autori:Avdyl Pajaziti

Shefi i këshilltarëve komunal të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë, Flamur Shalës ka deklaruar se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti nuk e ka të realizuar planifikim e buxhetit, morri pjesë në protesta të dhunshme dhe po vazhdon me politika përjashtuese ndaj shumicës parlamentare në Kuvendin Komunal. Shala thotë se Shpend Ahmeti duhet të jap dorëheqje për mossuksesin e tij.
Ai thotë se i pari i Prishtinës nuk e ka dhënë provimin për të qenë kryetar i mirëfilltë i Komunës së Prishtinës. Ndryshe nga situata e tanishme dhe zhvillimeve në kryeqytet, Shala në një intervistë për KosovaPress tha se tha se Prishtina ka qenë më mirë në kohën kur qeverisej nga Lidhja Demokratike e Kosovës se sa tani.

Shala tha se projektet kapitale në Komunën e Prishtinës kanë ngecur. Ai tha se nëse shikohet në detaj edhe 45 përqindshi i realizimeve i bie që vetëm rreth 33-38 për qind e projekteve kapitale janë realizuar.

Përkundër pritjeve se me ardhjen e Shpend Ahmetit do të ketë zhvillim më të mirë dhe pavarësim të administratës, një gjë e tillë sipas Shalës nuk po ndodh. Ai tha se Ahmeti vetëm për të zbatuar politikat e zyrave të Vetëvendosjes, është marrë edhe me largimin e punëtorëve të komunës, ku këta të fundit janë zëvendësuar me punëtorë me kontratë mbi vepër, e të cilët janë njerëz të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sjelljet politike përjashtues ndaj Kuvendit të Komunës, përjashtimi i shërbyesve civil duke u zëvendësuar me të preferuarit e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), sipas Shalës kanë bërë që kryetari i Ahmeti të mos e kaloi provimin të jetë kryetar i mirëfilltë i Komunës së Prishtinës.

Shala tha se Ahmeti duhet të jap dorëheqje për shkak të mosuksesit të tij.

Komuna e Prishtinës sipas shefit të Grupit të Këshilltarëve të LDK-së, Flamur Shala, ka qenë më mirë në qeverisjen e Isa Mustafës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shala-shpendi-duhet-te-jape-doreheqje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala