Shala: Shoqatat e dala nga lufta çdo herë të gatshme për të mbështetur PDK-në

Autori:Gazeta Fjala

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për deputet, Ferat Shala ka thënë se Shoqatat e dala nga lufta janë çdo herë të gatshme të mbështesin këtë parti.

Shala sot bashkë me kandidatët e tjerë të PDK-së kanë takuar përfaqësuesit e këtyre organizatave, shkruan Gazeta inFokus.

“Bashkë me kolegët kandidatë të listës së PDK-së për Kuvendin  Kosovës, takuam sot në Drenas përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta. Shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së, si çdo herë, të gatshme për ta mbështetur PDK-në në rrugëtimin e mëtejmë, sepse askush më shumë se PDK-ja nuk ua qanë hallet dhe brengat që kanë. Programi ynë, “Rimëkëmbja” pa dyshim se ka paraparë politika të avancuara qeveritare për  kategoritë e dala nga lufta”, ka thënë ai.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shala-shoqatat-e-dala-nga-lufta-cdo-here-te-gatshme-per-te-mbeshtetur-pdk-ne/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala