Shala: Qeveria Hoti dhe Kurti e kanë shfrytëzuar pandeminë për përfitime

Ferat Shala nga radhët e PDK’së ka thënë se është i dhimbshm fakti se si qeveria Hoti dhe Kurti kanë shfrytëzuar pandeminë për përfitime.
Sipas Shalës në kohë pandemie, nga këto qeveri ka pasur keqperdorime në secilin sektor.
“Është e dhimbshme por nuk ka sektor të këtyre dy qeverive që nuk ka zhvillu procedura të shumfishta, kanë shfrytëzuar pandeminë për perfitime”, ka thënë ai.
Shala ka shtuar se institucionet e rendit duhet të veprojnë dhe të mos lejojnë situatë të tillë.