Shala premton më shumë buxhet për Teatrin Kombëtar

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Kulturës Kujtim Shala, ka premtuar se do të ketë rritje të buxhetit për Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Në një takim me drejtorin e porsaemëruar të këtij institucioni kulturor, Agim Sopin, ministri i ka premtuar drejtorit bashkëpunim dhe përkrahje në fuqizimin e rolit të teatrit dhe vlerës që përfaqëson ai në shoqëri.

Po ashtu, ministri Shala ka thënë se ministria që ai drejton, po punon intenzivisht për konsolidimin dhe fuqizimin e mëtejmë të institucioneve të kulturës, duke investuar në infrastrukturë, mbështetje financiare dhe legjislacion modern, thuhet në një komunikatë të MRKS-së.

Në po të njëjtin takim, është rënë dakord që të fillojë përpilimi i projektit për rinovimin e Teatrit Kombëtar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shala-premton-me-shume-buxhet-per-teatrin-kombetar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala