Shala: “Pozita po blen kohë për ti mbledhur votat”

Autori:Avdyl Pajaziti

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, kryeparlamentari Kadri Veseli, ka theksuar se edhe në seancën e së enjtes së Kuvendit të Kosovës, nuk pritet të diskutohet për Gjykatën Speciale.

Këtë shtyrje, Haxhi Shala, deputet i Nisma për Kosovën e ka vlerësuar si tentim për blerje kohe nga ana e pozitës.

“Pozita nuk i ka numrat për ta votuar Gjykatën Speciale, andaj është duke shtyrë seancën për të përfituar në kohë”, ka thënë Shala. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shala-pozita-po-blen-kohe-per-ti-mbledhur-votat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala