Shaip Muja dorëzon pasaportën diplomatike

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i pavarur, Shaip Muja në seancën e jashtëzakonshme lidhur me ndalimin e Ramush Haradinajt në Slloveni dorëzoi pasaportën diplomatike, duke thënë një pasaportë e tillë nuk vlen fare.

Seancë e jashtëzakonshme, flasin për ndalimin e Ramush Haradinajt

Deputetët e Kuvendit të Kosovës të enjten votuan pro një seance të jashtëzakonshme për të diskutuar lidhur me ndalimin e liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ndryshe, një ditë më parë Ramush Haradinaj është ndaluar në Aeroportin e Lubjanës, Slloveni në bazë të një fletë arresti të lëshuar nga Policia e Serbisë në vitin 2006.

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut vlerësoi se kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj iu bë trajtim diskriminues dhe jo i dinjitetshëm nga organet e rendit në Slloveni.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/shaip-muja-dorezon-pasaporten-diplomatike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala