Sfarqën e Reçicën i bashkon tenderi (Dokument)

Autori:Avdyl Pajaziti

I pari i komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa duket se njoftimet për dhënie të tenderëve i bën vetëm sa për sy e faqe. Se kush do të jenë fituesit,ai vendosë në kafe.  Kështu thonë përfaqësues të shoqërisë civile dhe përfaqësues të biznesit në këtë qytet.

Edhe përzgjedhja e kompanisë “Ekologjia” për dezinsektimin e komunës së Ferizajt në vlerë 105 mijë euro ka ngritur dyshimet për një tender të montuar paraprakisht.

Gazeta Fjala ka siguruar  një fotografi ku shihen bashkë Muharrem Sfarqa me pronarin e kompanisë “Ekologjia”, Ramadan Gashi dhe rivalin politik të Sfarqës, Elmi Reçica, deputet në Kuvendin e Kosovës.

Kjo foto e realizuara vetëm pak ditë para shpalljes së tenderit ka ngjallur dyshime për përcaktim të kritereve të cilat e favorizojnë Gashin.

Gashi ka mohuar për Gazetën Fjala se në këtë proces ka ndikuar kryetari i komunës Muharrem Sfarqa që vije nga LDK dhe deputetit të PDK-së, Elmi Reçica.

Ai para se të konkurronte për të marrë punën nga komuna ka thënë se ka një përvojë të gjatë në këtë fushë dhe do të respektoj kriteret e parapara.

Por, në tenderin e publikuar në faqen e Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik shihet se kompania e Gashit është shpallur fitues edhe pse në garë ishin vetëm dy konkurrent.

Me ligjin e prokurimit tenderi nëse është i hapur nuk mund të procedohet me tutje kur ka me pak se tre konkurrent. Në këso rrethana tenderi mund të shkojë përpara vetëm nëse ai është i negociuar. Në të kundrën ai duhet të anulohet për tu shpallur serish.

Komuna dhe kompania fituese kontratën për tenderin  “Dezinsektimi, Dezinfektimi dhe Deratizimi i hapësirave publike të Qytetit dhe objekteve (institucioneve) të Komunës së Ferizajt” kanë paraparë që ta nënshkruajnë me 01.06.2015./Gazeta Fjala/.

tenderi

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/sfarqen-e-recicen-i-bashkon-tenderi-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala