Sfarqa nën hetime për falsifikim

I pari i qytetit të Ferizajit, Muharrem Sfarqa, po hetohet nga Prokuroria Themelore me akuzën e falsifikimit, pas kërkesës së bërë nga Iniciativa për Progres INPO.
INPO nesër do të mbajë konferencën për media me anë të së cilës do të shpaloset kërkesa drejtuar Prokurorisë Themelore në Ferizaj, rreth hetimeve ndaj Muharrem Sfarqës me akuzën për falsifikimin e Vendimit të Kuvendit për rivendimin e planit Rregullues për zonën e I-rë dhe VIII-të të qytetit të Ferizajt.
Ata gjithashtu do të kërkojnë nga Kryetari i Komunës që të shkarkohet drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Mjedisit, Faik Granica, me arsyetimin se ishte përgjegësi kryesor lidhur me problemet dhe paqartësitë të cilat janë përcjellur gjatë procesit dhe marrjes së Vendimin për revidimin e këtyre zonave.