Sfarqa ikën nga takimi me opozitën (Foto)

Kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa, njëherësh kryetar i Lidjhjes Demokratike në këtë qytet, e ka lëshuar takimin me përfaqësuesit e opozitës në Ferizaj, pas debatit për krizën politike në vend.
Sic merret vesh, ai është larguar pas ftesës së opozitës që të marr pjesë në manifestimin e radhës kundër Asociacionit të Komunave Serbe dhe demarkacionit me Malin e Zi.
Ferizaj Press ka raportuar se Svarqa nuk ka dhënë arsye nëse është larguar për shkak të ndonjë obligimi zyrtar, megjithatë debati mes tij dhe përfaqësuesve të opozitës ka mbetur në gjysmë. /Gazeta Fjala/