Seudia 70 milionë euro për Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

​Kosova do të përfitojë 70 milionë euro nga Seudia, shumë kjo qo do të destinohet në reforma që kanë të bëjnë me integrimin ekonomik me Bashkimin Europian.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku i cili ka deklaruar se në emër të Republikës së Kosovës ka lidhur marrëveshje kornizë me Suedinë për bashkëpunim reformues.

“Sot nënshkrova në emër të Republikës së Kosovës një marrëveshje kornizë me Suedinë për bashkëpunim reformues. Kjo marrëveshje, që kap vlerën e rreth 70 milion eurove për periudhën kohore deri më 2020, do të fokusohet në reforma që kanë të bëjnë me integrimin ekonomik me BE-në, zhvillimin e ekonomisë funksionale të tregut, fuqizimin e demokracisë, respektimin më të madh të të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit, mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimet klimatike”, ka shkruar Çollaku në profilin e tij në Facebook.

Ai është shprehur falënderues karshi përkushtimit të Suedisë për proceset reformuese në Kosovë.

Sipas tij asistenca që ky shtet po ia jep Kosovës do të ketë ndikim konkret në përshpejtimin e reformave në fushën ekonomike dhe të sundimit të ligjit, fusha këto që lidhen me rrugën e Kosovës në BE.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/seudia-70-milione-euro-per-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala