Server: Serbia drejtë njohjes diplomatike të Kosovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Eksperti i mirënjohur amerikan për Ballkanin, Daniel Server thotë për agjencinë e lajmeve INA se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi ka qenë i suksesshëm.

“Unë mendoj se ka qenë një proces i mirë me rezultate konkrete në shumë sektorë dhe me një përmirësim të përgjithshëm të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit. Të cilët tani në mënyrë të qartë kanë pranuar kornizat kushtetuese të njëri tjetrit. Ky është një hap i shkurtër për njohje diplomatike, që unë shpresoj që ta shoh sa më shpejt. Kjo është vetëm një nga shumë cëshjtje e mëdha të pazgjidhura që do të duhet të zgjidhet si pjesë e procesit të normalizimit, duke përfshirë rritjen e bashkëpunimit policor, mirëkuptimit ushtarak dhe pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”, është shprehur Server për agjencinë INA.

Ai thekson se pajtimi mes popujve të Ballkani është i domosdoshëm, por që kërkon kohë. //NA/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/server-serbia-drejte-njohjes-diplomatike-te-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala