Sërish vjen “Mein Kampf”

Autori:Avdyl Pajaziti

Manifesti politik i liderit nazist Adolf Hitlerit ” Mein Kampf ” do të dalë vitin e ardhshëm me një botim të ri, kritik dhe të ndryshuar, raportojnë mediat gjermane Instituti gjerman për Historinë Bashkëkohore njoftoi se do të botojë përsëri njërin nga librat më të diskutuar në botë. Libri do të dalë në janar të vitit 2016. Botimi i rishikuar do të ketë afër 800 faqe dhe 5000 komente origjinale të historianëve. Tani për tani nuk dihet se sa do të kushtojë.Projekti i ribotimit të librit të Hitlerit është qe disa vjet. Shteti gjerman federal i Bavarisë që posedon të drejtën e autorit deri në funt të vitit ka përkrahur iniciativën e historianëve dhe ka dhënë një subvencion prej 500 mijë eurosh,Por më vonë Bavaria e ka hequr subvencionin pas protestave të viktimave të Holokaustit.Kjo krahinë gjermane vazhdimisht ka paralajmëruar se kur të drejtat e autorit të kthehen në pronë publike, “do të bëjnë çmos që të pengojnë botojnë përsëri librin”.“Këtë që po paralajmërojmë është libër antihitleriane” ka thënë drejtori i Institutit Andreas Virsching i cili ka pranuar se do të jetë vështirë t’ua shpjegojë viktimave të Holokaustit,Sipas fjalëve të tij libri do të mund të përdoret që të “kuptohet motivi që ka shtyrë gjermanët e atëhershëm të jenë racistë”. Historianë tjerë mendojnë se botimi i :Mein Kampf” me komente është mnëyrë më e mirë e luftës kundër mistifikimit të asaj kohe.Mediat botërore kanë njoftuar se ndalimi i asaj pjese sot është e pamenduar sepse “Mein Kampf” ka dalë edhe jashtë vendit përfshirë edhe Izraelin dhe lehtë mund të gjendet teksti integral në internet apo edhe në library.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serish-vjen-mein-kampf/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala