Sërish shtyhet gjykimi ndaj Ramadan Mujës

Autori:Avdyl Pajaziti

Rasti i Ramadan Mujës sërish është anuluar. I paraparë të niste të hënën rigjykimi i kryetarit të Prizrenit nuk ka filluar, ndërkaq nuk është dhënë arsye nga EULEX-i pse është bërë kjo, transmeton KTV.

Megjithëkëtë, mbrojtja e Mujës ka dorëzuar kërkesë për përjashtim të trupit gjykues në këtë rast. Avokati Tomë Gashi ka thënë se kërkesën e kanë bërë për shkak se kryetari i trupit gjykues dhe një gjyqtar tjetër janë të njëjtët që ishin pjesë e panelit në gjykimin e parë, ku Muja dhe 5 zyrtarë të komunës së Prizrenit u shpallën fajtorë.

“Është gati e pamundur që i njëjti trup gjykues të sjell vendim tjetër nga ai i pari. Kemi kërkuar gjithashtu edhe përjashtimin e kryetarit të Gjykatës që të mos jetë ai që vendos për kërkesën tonë, sepse ka qenë dëshmitar në këtë proces. Kështu, për ankesën tonë duhet të vendos Gjykata e Apelit”, ka thënë avokati Gashi.

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin e kryetarit të Prizrenit të cilin gjykata e shkallës së parë e shpalli fajtor për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serish-shtyhet-gjykimi-ndaj-ramadan-mujes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala