Sërish protestojnë studentët

Autori:Avdyl Pajaziti

Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” bëjnë të ditur se nesër do të ketë protestë.
Ata thonë se në orën 10:00 do të mblidhen para njësive akademike, në 11:00 para Bibliotekës Kombëtare për të vazhduar më pas te Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë.

Thonë se kjo bëhet për të drejtat e tyre, duke u dhënë përparësi dy kërkesave më emergjente për studentët:

Kushti për vitin e parë në Bachelor të jetë me 70% të provimeve ose të kredive dhe
Kushti për nivelin Master të jetë me 50% të kredive ose provimeve.

“Do kërkojmë nga ministri që të anuloj vendimin e nëntorit që i ndryshon kushtet e studimeve në vazhdim të vitit akademik, gjë që është e padrejtë. Kolegë të nderuar është “treni i fundit” dhe protesta e fundit për këtë qëllim.”, kanë shrkuar ata në Facebook.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serish-protestojne-studentet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala