Sërish kolona dhe pritje deri në 4 orë në kufirin me Serbinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media lajmëron se në pikë-kalimet kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, janë krijuar sërish kolona dhe pritje të gjata.

Edhe pse Policia e Kosovës thotë se ka shtuar personelin për t’iu shmangur pritjeve të gjata, ato po ndodhin sidomos në pikë-kalimin kufitar Merdar, ku kolonat kanë mbërri deri në një kilometër ndërsa pritjet po zgjasin 3 deri në 4 orë.

“Informacionet e orës 10:00 tregojnë se në Merdar (Podujevë) në hyrje për në Kosovë nuk ka pritje vetëm kohëzgjatja e procedurës normale, ndërsa në dalje kolona është e gjatë rreth 1 km dhe pritjet zgjasin rreth 3 deri 4 orë, varësisht prej frekuentimit të automjeteve”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës, transmeton Telegrafi.

Por ndryshe është gjendja në pikë-kalimin kufitar tek Dheu i Bardhë (Gjilan). Policia njofton se deri në këtë kohë si në hyrje ashtu edhe në dalje nuk ka kolona fare, përveç kohëzgjatjes së procedurës normale (10-20 minuta).

Kurse në pikë-kalimin kufitar Mutivodë (drejtimi i fshatit Keçekollë), në hyrje nuk ka pritje të gjata, ndërsa në dalje nga Kosova pritjet janë afërsisht 20-30 minuta. Pikë-kalimi kufitar Muqibabë – (Gjilan), si në hyrje, ashtu edhe në dalje nuk ka pritje fare.

Policia e Kosovës me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata, njofton të gjithë qytetaret se, ata që mund të shfrytëzojnë pikë-kalime tjera kufitare ku nuk ka pritje fare, apo ka më pak pritje, t’i shfrytëzojnë ato pasi nuk ka kolona dhe pritje të gjata.

Policia potencon se nga ana e zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës, puna është duke u zhvilluar normalisht me kapacitete dhe intensitet të shtuar, mirëpo kolona-pritjet janë duke u shkaktuar si rezultat i fluksit të madh të automjeteve, kryesisht në dalje të RKS-se, si dhe procedurave që aplikohen gjatë plotësimit të dokumenteve-formularëve për kalim kufitar. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serish-kolona-dhe-pritje-deri-ne-4-ore-ne-kufirin-me-serbine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala