Sërish dështon mbledhja për Kushtetuesen

Autori:Avdyl Pajaziti

Është anuluar mbledhja e Komisionit për shqyrtimin e nominimeve për kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, për mungesë të kuorumit.

Kryekuvendari Kadri Veseli tha se edhe nëse në mbledhjen e radhës nuk do të ketë kuorum, atëherë i tërë procesi do të nisë nga fillimi.

Ndryshe, edhe mbledhja e kaluar ka dështuar në mungesë kuorumi. Pas kësaj mbledhje, Veseli është shprehur se nuk e di arsyen e mungesave në këtë takim, por ka thënë se duket se disa kanë shkuar për të bërë pazar në “Mini Max”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serish-deshton-mbledhja-per-kushtetuesen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala