Seremb Gjergji aplikon në Kuvendin e Kosovës për President

Autori:Gazeta Fjala

Kandidati i pavarur per President Seremb Gjergji ka deponuar në Kuvendin e Kosovës, të gjitha grupeve parlamentade, kerkesen për të më përkrahur me nënshkrime për të kandiduar për President.

“Si i pavarur, jam alternativa me e mira të cilen po e kërkojnë të gjithë deputetët dhe qytetarët e Kosovës”, ka thënë Gjergji transmeton Gazeta Fjala..

Ai tha se me këtë veprim e ka njoftuar edhe Kryetarin e Kuvendit  Kadri Veseli.

”Zgjedhja ime President do të sjellë Pajtim në tërë Faktorin Politik në Kosovë. Njëherësh, do ta përmirësoja dhe avancoja Imazhin e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

deklarata e serembit

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/seremb-gjergji-aplikon-ne-kuvendin-e-kosoves-per-president/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala