Serbja e moshuar refuzon 1 milion dollarët e trashëguar

Autori:Gazeta Fjala

Ka bërë shumë bujë në mediat ndërkombëtare rasti i një të moshuare nga Serbia, që është bërë e pasur brenda natës. Por tani mësohet se e moshuara serbe, që ka trashëguar rreth 1 milion dollarë australianë (700 mijë dollarë amerikanë), nga i shoqi, do t’i dhurojë të gjitha.

Marija Zlatiq, 86 vjeç, jeton në një kasolle prej balte në malet lindore të Serbisë.

Pesë vjet më parë ajo mësoi se i shoqi, që jetonte në Australi, kishte ndërruar jetë.

Ajo ngarkoi një fqinje që të mësonte më shumë për këtë gjë dhe vitin e shkuar u informua se ai ishte i pasur.

Marija thotë se paratë do shkojnë për komunitetin që kujdeset për të.

“Nuk kam nevojë për para. Më mjafton të kem bukë, ujë dhe dru që të ngrohem në dimër”, tha ajo për B92.

“Atje ku do të shkoj shumë shpejt, nuk do kem nevojë për para, kështu që i kam dhuruar. Ata kanë nevojë më shumë”.

Marija dhe i shoqi, Momcilo, u vendosën në Australi në vitin 1956.

Ai punonte si marangoz dhe ajo shtëpiake.
Por Marija u kthye në Serbi pas 18 muajsh për t’u kujdesur për mamanë e sëmurë.
Ajo nuk u kthye kurrë në Australi.
Marija mbante kontakte përmes letrave me të shoqin, që mendonte të kthehej në Serbi kur të dilte në pension.
Në fshat u përhapën fjalë se Momcilo ishte pasuruar duke hapur një fermë kafshësh- diçka që Marija nuk e besonte.
Kur mësoi se i shoqi kishte vdekur, ajo ngarkoi një komshie që të mësonte më shumë.
Ajo mori informacionet për pasurinë prej rreth 3 milionë dollarë australianë që kishte lënë pas i shoqi.
Pas heqjes së taksave, pasuria zbret në 1 milionë dollarë.

Komshia thotë se Marija i kishte premtuar 30 përqind të pasurisë për punën e saj, por thekson se nuk i ka marrë paratë.

Edhe banorët e fshatit thonë se nuk kanë marrë gjë.

Megjithatë ata vazhdojnë ta vizitojnë Marijen në kasollen e saj, duke i prerë dru për t’u ngrohur.

Qentë mbeten miqtë më të mirë të saj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbja-e-moshuar-refuzon-1-milion-dollaret-e-trasheguar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala