Serbisë integrim, Kosovës izolim

Autori:Zekirja Shabani

Serbia ia ka parë më shumë “hairin” se Kosova dialogut që po zhvillohet në Bruksel, ndonëse në këtë proces kanë qenë të përfshira të dy palët. Komisioni Evropian i ka mundësuar Serbisë që pas një kohe të bllokimit të negociatave për anëtarësim, t’i hapë edhe kapitujt tjerë në këtë proces.

Ndërkohë, që Kosova ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje se kur do ta nënshkruajë Marrëveshjen për Stabilizim-Asocim me BE-në dhe as se kur do të mundë të hiqet regjimi i vizave për kosovarët.

Vetë ministri i Integrimeve Evropiane në Qeverinë e Kosovës, Bekim Çollaku, gjatë një interviste të premten për gazetën “Zëri”, është shprehur i habitur nga ngutësia e Komisionit Evropian për ta shpërblyer menjëherë Serbinë për “konstruktivitetin” e saj në dialog me Kosovën.

Ndërsa është shprehur i zhgënjyer që BE-ja po dështon ta dëshmojë me veprime konkrete se në këtë dialog është edhe një palë tjetër, pala kosovare.

“Unë jam i habitur nga ngutësia e Komisionit Evropian për ta shpërblyer Serbinë menjëherë për ‘konstruktivitetin’ e saj në dialogun me Kosovën”, kishte thënë Çollaku, shkruan Zëri.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbise-integrim-kosoves-izolim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala