Serbia synon marrjen e kontrollit të hapësirës ajrore të Kosovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria e Serbisë ka ushtruar kërkesë zyrtare në Bashkimin Evropian që të marrë përsipër mbikëqyrjen dhe menaxhimin e shërbimeve të kontrollit ajror mbi territorin e Republikës së Kosovës, pas skadimit të mandatit të Hungarisë.

Kjo kërkesë është bërë nga shefi i Zyrës për Kosovën në kuadër të Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, në një takim që ai ka pasur në shtator të këtij viti në Bruksel me zyrtarë të Këshillit të Bashkimit Evropian, bëjnë të ditur për “Kohën Ditore” burime diplomatike ndërkombëtare.

“Përfaqësuesi i Qeverisë serbe e ka shtruar këtë kërkesë në kontekst të përafrimit të Serbisë me BE-në dhe NATO-n, duke u bazuar edhe në normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën në kuadër të dialogut të Brukselit, si dhe bashkëpunimin rajonal dhe ekspertizën në fushën e aviacionit. Ky argumentim është mirëpritur nga zyrtarët në Bruksel dhe ka gjasa të jetësohet”, ka theksuar diplomati i afërt me rrjedhat e takimit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbia-synon-marrjen-e-kontrollit-te-hapesires-ajrore-te-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala