Serbia shkatërroi mbi 2700 objekte me vlerë kulturore e arkeologjike

Autori:Avdyl Pajaziti

Instituti për Hetimin e Krimeve të Luftës, ka bërë përurimin e tre librave në të cilat janë paraqitur krimet e kryera nga forcat serbe në Kosovë gjatë kohës së luftës.

Në këto tre vëllime janë paraqitur një numër i madh i personave të zhdukur, monumentet e shkatërruara si dhe vrasjet në Kosovë,njofton Klan Kosova.

Me këtë rast, udhëheqësi i këtij Instituti Ismet Salihu, ka thënë se Serbia kishte qëllime gjenocidiale në Kosovë ndërsa ka shtuar se kjo dëshmohet edhe nga masakrat sikur ajo e Mehës, Likoshanit e Reçakut, si dhe varrezat masive. Veprime gjenocidiale Serbia u tha se ka bërë edhe në aspektin kulturor ku ka shkatërruar mbi 2700 objekte me vlerë kulturore e arkeologjike.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbia-shkaterroi-mbi-2700-objekte-me-vlere-kulturore-e-arkeologjike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala