Serbia sërish përpjekje për hapësirën ajrore të Kosovës

Autori:Gazeta Fjala

Agjencia për kontrollin e fluturimeve në Serbi e Mal të Zi, do të ndërmerr të gjitha hapat ligjor për të kthyer në kontroll të plotë hapësirën ajrore të Kosovës.

Siç raportojnë mediat serbe, drejtori i kësaj agjencie, Radojica Rovçanin ka thënë ai, kontrolli i fluturimeve të Serbisë e Malit të Zi (SMATSA) përmbush të gjitha kriteret teknike dhe organizative për të kontrolluar qiellin e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Ai ka shtuar se kontrolli i këtyre fluturimeve mund të jetë punë që kjo zyre e kontrollorit ajror, mund ta kryejnë menjëherë, por për këtë duhet diskutuar përfaqësuesit e Serbisë dhe institucioneve ndërkombëtare.

Zëvendësimi i kontrollorit ajror të hungarezëve, që aktualisht operon në Kosovë, është shqyrtuar të bëhet me atë të Shqipërisë.
Ndërsa, mediat në Kosovë kanë raportuar për përpjekjet e serbëve që ta kontrollojnë e hapësirën ajrore ta bëjnë edhe serbët.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbia-serish-perpjekje-per-hapesiren-ajrore-te-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala