Serbia premton një Asociacion financiarisht të fortë

Autori:Zekirja Shabani

Serbët veriorë kanë intensifikuar angazhimet e tyre rreth themelimit të Asociacionit, derisa të gjitha veprimet e tyre janë duke i koordinuar me Serbinë.

Drejtori i së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka bërë bashkë mbrëmjen e së shtunës legalët dhe ilegalët veriorë, ku është diskutuar për çështje të ndryshme të cilat i preokupojnë serbët.

Qeveria e Kosovës, në këtë takim është përfaqësuar nga ministri i Listës Serbe për Komunitete dhe kthim, Dalibor Jevtiq. Si prioritare serbët e kanë vënë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas Gjuriqit, kjo pritet të jetë çështja kryesore në bisedimet e ardhshme në Bruksel. Ai ka premtuar shumë para nga Serbia për formimin e Asociacionit.

“Republika e Serbisë në muajt e ardhshëm do të dyfishojë përpjekjet e veta kur vjen puna për të mbështetur komunitetin serb në Kosovë dhe kjo është kryesisht e lidhur me reformimin e institucioneve tona që veprojnë këtu”, ka thënë Gjuriq.

Ai më tej ka folur për angazhimet e Serbisë në arsim dhe shëndetësi, sektorë këto të cilat Serbia synon t’i fusë në kuadër të Asociacioni.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbia-premton-nje-asociacion-financiarisht-te-forte/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala