Serbia obligohet ta njoh Kosovën

Autori:Avdyl Pajaziti

Bodo Weber, studiues në Këshillin për politika të demokratizimit në Berlin në prag të vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel në Beograd, ka folur në një intervistë për gazetën serbe “Danas” ku ka thënë se Serbia duhet të njohë në një formë formale shtetin e Kosovës para se të hyjë në Bashkimin Evropian.

Ai ka thënë se Marrëveshja e Brukselit ka qenë vetëm “marrëveshja e parë për normalizim të marrëdhënieve” derisa e gjithë paketa e kushteve të Gjermanisë dhe vendeve tjera ka të bëjë me normalizimin e plotë para se Serbia të hyjë në BE, që do të thotë të njoh në një formë formale realitetin e të qenit Kosova shtet i pavarur, transmeton lajmi.net.

Kjo sipas tij, është përfshirë në kuadër të bisedimeve të BE-së, që asgjë tjetër nuk do të thotë vetëm se në procesin e anëtarësimit përmes 35 kapitujve të prerë, de facto ndahet territori i Kosovës nga shteti serb dhe institucionet e saj.

“Qeveria serbe e kishte pranuar atë aso kohe, por pasi që gjatë tërë vitit të kaluar ishte bllokuar zbatimi i marrëveshjes, kemi parë një kthim në formulën e famshme “neutral ndaj statusit” dhe “kushteve të reja”. Kjo megjithatë nuk e shpëton Beogradin nga ballafaqimi”, ka thënë Weber.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbia-obligohet-ta-njoh-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala