Serbia nuk zbaton Marrëveshjen për Diploma

Autori:Avdyl Pajaziti

Nuk ka përpjekje nga Qeveria e Kosovës për të detyruar Serbinë që të zbatojë marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Marrëveshja për njohje reciproke të diplomave nuk po zbatohet dhe po pengon të diplomuarit e Luginës së Preshevës në Kosovë që të punësohen në Serbi edhe pse ajo është arritur tash katër vjet. Reagimet e përfaqësuesve të Luginës dhe kërkesa e tyre për zbatimin të kësaj marrëveshjeje nuk kanë sjellë asnjë presion mbi Serbinë.

Por, as përgjigje nuk ka nga pala kosovare pse marrëveshja po mbetet vetëm në letër, shkruan sot Zëri.

Përkundrazi, Jonuz Musliu, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar për Luginë të Preshevës, ka thënë se pala shqiptare në bisedime me Serbinë po nënshkruan marrëveshje tjera, përderisa Serbia nuk po respekton ato që janë nënshkruar më parë, sikurse është marrëveshja për diploma.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbia-nuk-zbaton-marreveshjen-per-diploma/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala