Serbia nuk heq dorë nga kontrolli i eneregjetikës kosovare

Autori:Zekirja Shabani

Serbia nuk do t’i lë Kosovës liqenin artificial të Ujmanit (Gazivodës), as hidrocentralin e Ujmanit si dhe trafostacionin “Valaç”. As që bëhet fjalë për këtë! Kështu shkruan sot e përditshmja e Beogradit,

“V. Novosti”. Sipas kësaj gazete, kryeministri serb Aleksandar Vuçiq më 9 shkurt këtë ia ka bërë me dije delegacionit shqiptar dhe përfaqësues së lartë të BE-së Federica Mogherini, pavarësisht se energjetika nuk ishte “në tavolinë në këtë raund negociatash në Bruksel.

“Novosti” duke u thirrur në burime të veta shkruan se kryeministri serb është detyruar që menjëherë të heq “vijën e kuq” në liqenin e Ujmanit, në veri të Kosovës.

Kush e kontrollon Ujmanin e kontrollon edhe Termocentralin Kosova B, pasi ky furnizohet mke ujë pikërisht nga ky liqe. Kosova B, që përbën afro 70 për qind të prodhimit. Pa atë furnizim ky termocentral nuk ka gjasa të funksionojë më tepër se 24 orë. Në Ujman janë edhe turbinate e hidrocentalit që prodhojnë 32 megavatë-rë. Serbia, sipas gazetës serbe, nuk dot ë heqë dorë as nga nënstacioni I Vallaqit, prej nga furnizohet e terë pjesa veriore e vendit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbia-nuk-heq-dore-nga-kontrolli-i-eneregjetikes-kosovare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala