Serbia në zjarr: Kapitulli 35 kërkon njohjen e Kosovës, reagon Daçiq

Ministri për Punë të Jashtme i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se kërkesat e BE-së përmes draft kornizës të kapitullit 35, që ka të bëj me Kosovën në negociatat e Serbisë me BE-në për anëtarësim, janë absolutisht të papranushme, pasi shumica e pikave nuk kanë status neutral dhe kërkojnë njohjen e Kosovës.
“E konsiderojmë kërkesën të paranueshme. Dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit, është neutral, dhe çdo gjë që kalon këto kufij është e papranueshme për ne, dhe jam i bindur se kjo është e vërtetë edhe për vende të tjera të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën”, ka thënë Daçiq në një intervistë për të përditshmen serbe “Kurir”, transmeton Indeksonline.
Ai është bërë më specifik duke thënë se është e papranueshme për Serbinë që dialogu të bëhet midis Kosovës dhe Serbisë ne vend të Prishtinës dhe Beogradit, apo që pikat administrative të zëvendësohen me pika kufitare me simbole shoqëruese. /Indeksonline/