Serbia në krizë politike

Autori:Avdyl Pajaziti

Në kapitullin 35 të bisedimeve të Serbisë për integrim në Bashkimin Evropian, Gjermania kërkon një marrëveshje paqeje dhe kjo ka trazuar politikën serbe.

Një pjesë e serbëve janë për referendum lidhur me pranimin ose jo të këtyre kërkesave, por kryeministri Aleksandar Vuçiç ka thënë se do të japë dorëheqje për ta konfirmuar politikën e tij.

Ai takoi edhe krerët e Kishës Ortodokse Serbe, por edhe ambasadorët e shteteve perëndimore në Beograd për të diskutuar për problemet e krijuara pas takimeve të fundit në Bruksel.

Presidenti serb Tomisllav Nikoliç tha se njohja e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë është e pamundur dhe një gjë e tillë do të shkaktonte një luftë civile. Kjo vë në pikëpyetje vazhdimin e bisedimeve me Kosovën, por edhe vetë bisedimet e Serbisë për integrim.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbia-ne-krize-politike/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala