Serbia ndërton edhe një kamp në Preshevë

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Bratislav Gasic ka thënë se për shkak të krizës në kufirin serbo-maqedonas një ditë më parë në fushën e fshatit ne Miratoc duhet formuar edhe një kamp të madh për insalimin e mijera emigrantëve nga Lindja e Mesme të cilët kalojnë nga Maqedonia në Serbi.
Gasic gjatë një turneu në kampin në fshatin Miratovc, tha se ka hapësirë edhe për një qendër pritjeje sikur ajo në Preshevë, për rreth 5 mijë refugjatë.
Ai shtoi se një numër i madh njerëzish erdhën në Serbi në 24 orët e fundit dhe se ai priste një fluks me intensitet të ngjashëm të refugjatëve në ditën e ardhshme.
Sipas ministrit, gjatë ditës, në këtë kamp të pritjeje në Miratovc do të merren pos ushtrisë, policsë edhe një ekip i mjekëve nga spitali ushtarak në Nish.
Gjithashtu do të instalohet edhe energjia elektrike në vend dhe mjetete tjera teknike për të mundesuar të lëshohen certifikata për refugjatët me qëllim për të kërkuar azil në Serbi./ GazetaFjala