Serbia ndërpret raportet diplomatike me Shqipërinë për 6 muaj

Autori:Gazeta Fjala

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka vendosur ta bojkotojë ambasadorin e Shqipërisë për një periudhë prej 6 muajve.

Ai ka deklaruar sot për mediat serbe se ambasadori shqiptar në Beograd, Ilir Boçko, nuk do të ketë kontakte diplomatike, pasi ka refuzuar të pranojë një notë proteste nga qeveria serbe, me rastin e incidentit në Tiranë, ku u godit me një gurë autobusi me lojtarët e përfaqësueses serbe në futboll.

Vuçiq u ka thënë gazetarëve se Shqipëria ka të drejtë për një reagim të tillë, për të cilin Serbia mund të përgjigjet në dy mënyra, ta shpallë ambasadorin shqiptar si person të padëshiruar apo t’ia pamundësojë atij takimet me zyrtarë serbë për një periudhë prej 6 muajve, transmeton lajmi.net

“Ai brenda 6 muajve nuk do të mund të takohet me mu, dhe me asnjë zyrtarë tjetër. Një sjellje të tillë anti-diplomatike, nuk mund ta kuptojë”, ka thënë Vuçiq, transmeton lajmi.net.

Ai ka shtuar se një incident të tillë nuk do ta kishte dëshiruar askush në Shqipëri, “edhe pse ajo nuk ishte vetëm një gurë, por një sjellje tjetër josportive”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbia-nderpret-raportet-diplomatike-me-shqiperine-per-6-muaj/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala