Serbia mund të përgjojë çdo telefonatë në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ka kohë që është duke u përfolur mundësia që institucionet kosovare përgjohen nga shteti i Serbisë.

Kjo çështje deri tash sillej vetëm në suaza të spekulimeve. Për rrezikun që vjen nga përgjimi, është diskutuar në komisionin për mbikëqyrjen e AKI-së, raporton KTV.

Derisa nuk ka një përgjigje të saktë nëse institucionet përgjohen apo jo, eksperti i telekomunikimeve, Ismet Hamiti, thotë se një rrezik shumë të madh nga përgjimi paraqet futja në Kosovë e operatorit të tretë.

Ai e quan katastrofale marrëveshjen për lejimin e operatorit të tretë dhe thotë se çdo shërbim i këtij shteti mund të ketë qasje në informacionet e institucioneve të Kosovës.

Njohësi i fushës së përgjimeve, Arianit Dobroshi, thotë se është shumë i rëndësishëm edhe fakti se nga kalon trafiku ndërkombëtar i telekomunikimeve. Ai thotë se trafiku i Kosovës duhet të drejtohet nga Shqipëria, e jo të mbetet përmes Serbisë.

Kohë më parë, në Mitrovicën Veriore janë instaluar disa antena, të cilat shfrytëzohen nga operatorët ilegalë serbë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbia-mund-te-pergjoje-cdo-telefonate-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala