Serbia mbyll kufirin me Maqedoninë

Autori:Avdyl Pajaziti

Autoritetet serbe kanë mbyllur kufirin me Maqedoninë, në Tabanocë dhe nuk lejojnë hyrjen e personave të zhvendosur nga Lagjja e Trimave të Kumanovës në Preshevë.

Këtë e ka konfirmuar për “Alsat-M”, kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa.

“Prej dje në orën 7 kufiri është i mbyllur”, ka deklaruar Mustafa, i cili shtoi se pjesëtarët e Policisë serbe i kanë kthyer për në Kumanovë të gjithë ata qytetarë që kanë tentuar të hyjnë në Preshevë.

Mustafa ka thënë, se janë duke lobuar që kufiri të hapet, ndërsa autoritetet lokale të Komunës së Preshevës janë në gjendje gatishmërie për të pritur dhe strehuar të zhvendosurit.

Për këtë çështje, kryeministri serb, Aleksander Vuçiq ka thirrur shërbimet e sigurisë në mbledhje kordinative.

Sipas tyre, disa familje serbe dhe 397 shqiptarë janë nisur drejt Serbisë pasi kanë lënë Kumanovën.

Serbia po i përcjell me kujdes zhvillimet në Maqedoni dhe do të veprojë konform tyre, thonë autoritetet serbe.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbia-mbyll-kufirin-me-maqedonine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala