Serbia kërkon kompenzim për Trepçën

Autori:Zekirja Shabani

Update

Drejtori i Zyrës serbe për Kosovës Marko Gjuriq ka hedhur poshtë dhe i ka quajtur gënjeshtër thëniet e gazetës “Danas” të Beogradit se Qeveria po shqyrton pranimin e humbjes së “Trepçës” në këmbim me kompensim.

“Serbia nuk tregon me pasurinë nga e cila varet mbetja e serbëve në Kosovë. Qeveria e Serbisë me shumë vështirësi e me sukses, përkundër telasheve, po lufton për atë që është jona”, ka thënë Gjuriq duke reaguar në atë shkrim”, transmeton B92, përcjell Koha.net.

Ai ka vlerësuar se ‘pohimet e burimeve anonime të „Danas“,nëse vërtetë janë dhënë në Beograd e jo në Prishtinë, dëmtojnë pozicionin tonë në opinion dhe kontribuojnë në konfuzion”.

***

Diskutimet për çështjen e pronësisë së Trepçës nuk do të zhvillohen në Bruksel në datën 9 shkurt.

Qeveria e Serbisë duket se është më e interesuar të bëjë pazarë me këtë nërmarrje se sa të diskutoj për të në tavolinë.

Ditëve të fundit ëshët thënë se kjo çështje do të ishte temë e dialogut të Brukselit mes delegacioneve të Kosovës e të Serbisë, përkatësisht kryeministrave Isa Mustafa e Aleksandar Vuçiç dhe Federice Mogherini, shefe e diplomacisë së BE-së.

E përditshmja serbe “Danas” citon burime nga Qeveria e Serbisë, se “kontesti midis Serbisë e Kosovës rreth të drejtës së pronësisë të Kombinatit Trepça, me siguri do të zgjidhet përmes kompensimit”.

Kjo do të thotë, se Kosova do t’ia kompensojë Serbisë me para ose në ndonjë mënyrë tjetër humbjen që do ta pësojë me kalimin e Trepçës në pronësi të Kosovës.

Sipas burimeve të kësaj gazete,  kjo do të ishte e pranueshme për pushtetin e Serbisë. Ndërsa citon bashkëbiseduesit qeveritarë t’i kenë thënë se zgjidhja do të jetë rezultat ekskluzivisht i marrëveshjes politike.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se Serbia është e gatshme për dialog rreth Kombinatit Trepça dhe se në kuadër të dialogut ndërmjet Beogradit e Prishtinës në Bruksel do të bisedohet për këtë, zëvendëskryeministri i Kosovës dhe shefi i diplomacisë së saj Hashim Thaçi ka thënë se për këtë nuk do të bisedohet me Beogradin, meqë Trepça është pronë e Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbia-kerkon-kompenzim-per-trepcen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala