Serbia Investon në industrinë e qumështit në Kosovë

Autori:Zekirja Shabani

Drejtori i Zyrës serbe për Kosovën, Marko Gjuriq dhe drejtori i Përgjithshëm i kompaanisë  “Imlek” Sllobodan Petroviq, kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi për bashkëpunim strategjik dhe investimev të përbashkëta në ndërtimin e kapaciteteve për industrinë e qumështit në territorin e Kosovës, transmeton “kurir”.

Qëllimi  i ndërtimit të kapaciteteve prodhuese në indusrinë e qumështit dhe rritja e sasisë së prodhimit të qumështit, sipas kësaj marrëveshje ka për qëllim rritjen ekonomike dhe për të inkurajuar fermerët të qëndrojnë në Kosovë.

Petroviq tha se qëllimi i “Imlek”, brenda kapaciteteve të saj, të jap kontribut të plotë për rimëkëmbjen ekonomike dhe zhvillimin social të Kosovës, të nevojshëm për mbijetesën e komuniteteve jo shqiptare.

Është paraparë që “Imlek” të ofroj ndihmë profesionale dhe financiare për të ndërtuar dhe për të zhvilluar aftësinë prodhuese të industrisë së qumështit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbia-investon-ne-industrine-e-qumeshtit-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala