Serbia insiston për zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën

Autori:Gazeta Fjala

Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin beson se BE-ja dhe komuniteti ndërkombëtar do t’i ndëshkojë autoritetet  në Kosovë për shkak të moszbatimit të Marrëveshjeve të fundi në Bruksel.

Ai ka përmendur dërgimin në Kushtetuese të Marrëveshjes për Asociacionit të Komunave serbe.

“Ne kujtojmë se autoritetet e Prishtinës e kanë penguar praktikisht themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe duke e dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese. Në krye të kësaj, kryeministri i Kosovës Mustafa njoftoi se ai do të arrestojë përfaqësuesit e KPK-së”, ka thënë ai, transmeton zeri.info

Kurse koordinatori i ekipit të Beogradit për AKS-në, Lubomir Mariq, ka deklaruar se duhet të sqarohet nëse është apo nuk është në fuqi marrëveshja për Asociacionin.

“Kjo është çështje e Bashkimit Evropian. Ne duhet të bisedojmë seriozisht me BE-në dhe se Qeveria e Serbisë duhet të kërkojë nga Brukselit sqarime konkrete rreth afatit të formimit të Asociacionit dhe të marrë përgjigje se a është suspenduar marrëveshja për këtë Asociacion”, ka thënë ai.

Ndryshe, Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, edhe zyrtarisht dje e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese, Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, për të marrë interpretimin nëse është apo jo në përputhje me Kushtetutën kjo marrëveshje.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, i ka drejtuar Gjykatës Kushtetuese kërkesën për interpretimin e përputhshmërinë së parimeve të Asociacionit me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Presidentja Jahjaga e ka referuar këtë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese duke u bazuar në kompetencat e saj kushtetuese për të ngritur çështje kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në komunikatën e Presidencës. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/serbia-insiston-per-zbatimin-e-marreveshjeve-me-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala